Fetai ua uron qytetarëve festën e Vitit të Ri
- Viti 2024 shënoi një periudhë të rëndësishme ndryshimesh për vendin tonë, një vit që sjell një kthesë të madhe dhe ringjallje të shpresës për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky vit i shënoi ndryshime të thella tektonike, me bashkimin e shqiptarëve dhe forcimin e një fronti të vetëm për të rrëzuar regjimin dydekadësh të BDI-së, i cili kishte abuzuar me pushtetin dhe kishte shpërfillur interesat e qytetarëve.
- Post By Fami Bajrami
- 15:15, 31 dhjetor, 2024
Shkup, 31 dhjetor 2024 (MIA)- Viti 2024 shënoi një periudhë të rëndësishme ndryshimesh për vendin tonë, një vit që sjell një kthesë të madhe dhe ringjallje të shpresës për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky vit i shënoi ndryshime të thella tektonike, me bashkimin e shqiptarëve dhe forcimin e një fronti të vetëm për të rrëzuar regjimin dydekadësh të BDI-së, i cili kishte abuzuar me pushtetin dhe kishte shpërfillur interesat e qytetarëve.
Si Qeveri e re, thotë zëvendëskryeministri për qeverisje te mirë, Arben Fetai trashëguam një shtet të gjunjëzuar nga disfunksionaliteti, i përfshirë nga korrupsioni në çdo nivel dhe të zhvatur nga një klikë e korruptuar që e kishte kthyer pushtetin në një mjet të interesave personale. Megjithatë, kjo gjendje r vështirë nuk na pengojë të ndërmarrim reforma të rëndësishme.
Gjatë këtyre gjashtë muajve, kemi punuar pa u ndalur për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe për të siguruar që askush të mos jetë mbi ligjin. Me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, kemi identifikuar dhe vënë në shënjestër aktorët e korruptuar dhe kemi hapur një front të fuqishëm kundër krimit dhe korrupsionit. Sot, institucionet e zbatimit të ligjit janë më të fuqishme dhe po japin rezultatet e para.
Nga ana tjetër, ekonomia ka filluar të marrë hov me rritje ekonomike prej 3 për qind, mbi 1 miliard euro investime të huaja, gjysmë miliardi euro investime në komuna dhe në sektorin e bizneseve, rritje të pagave në sektorin publik dhe të pensioneve, si dhe krijimin e mijëra vendeve të reja të punës.
Viti 2024 ishte viti i ndryshimeve të thella, një vit kur filluam të vendosim bazat për një të ardhme më të ndritshme për të gjithë qytetarët tanë. Viti 2025 do të jetë viti i drejtësisë, i zhvillimit të qëndrueshëm dhe i integrimit të plotë të vendit në strukturat evropiane.
Gëzuar Vitin e Ri! Ju uroj suksese të shumta dhe, mbi të gjitha, shëndet të plotë!