• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Fetai: Në Trupin ndërresorial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit do të ketë anëtar edhe nga Shoqëria civile

Fetai: Në Trupin ndërresorial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit do të ketë anëtar edhe nga Shoqëria civile

Shkup, 8 tetor 2024 (MIA)- Me propozim të zëvendëskryeministrit për politika të qeverisjes së mirë Arben Fetai, Qeveria ka aprovuar vendimin me të cilin në Trupin ndërresorial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit përfshihet anëtar nga Shoqëria civile.

“Në këtë drejtim Këshilli për bashkëpunim të Qeverisë dhe Shoqërisë civile do të jep nominim të anëtarit nga shoqata e cila së paku 10 vjet ushtron veprimtari në fushën e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit. Ky është një hap i rëndësishëm ku sektori civil do të jep kontributin e vet në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit e jo si deri tani ku shoqëria civile ka pasur vetëm rolin e vëzhguesit”, thuhet në kumtesën e kabinetit të zëvendëskryeministrit Fetai.

 

QËNDRONI TË LIDHUR