• e premte, 05 dhjetor 2025

Fetai: Metodologjia për përfaqësim të drejtë do të bazohet në rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë

Fetai: Metodologjia për përfaqësim të drejtë do të bazohet në rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë

Shkup, 24 qershor 2025 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për qeverisje të mirë Arben Fetai, i pyetur nëse Ligji për përfaqësim të drejtë do të formohet sipas regjistrimit të popullsisë dhe nëse ai ka të bëjë me regjistrimin e banorëve rezidentë apo edhe me diasporën, konfirmoi se është e vërtetë që përcaktimi brenda metodologjisë për përfaqësim të drejtë do të bazohet në rezultatet e regjistrimit të fundit. Megjithatë, siç tha ai, Ligji nuk përcakton nëse ka të bëjë me popullsi rezidente apo jorezidente. Përgjegjësia do të jetë e organit koordinues dhe Agjencisë për Administratë.

"Është e vërtetë që përcaktimi brenda metodologjisë për përfaqësim të drejtë do të bazohet në rezultatet e regjistrimit të fundit. Ligji nuk specifikon nëse bëhet fjalë për popullsi rezidente apo jorezidente. Ligji përcakton se do të kemi një organ koordinues në nivel politik, i cili do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri me ministrat përkatës dhe Agjencia për Administratë, ku përmbajtja e metodologjisë do të diskutohet më hollësisht, duke përfshirë objektivat, të cilat do të propozohen dhe validohen në nivel politik, brenda organit koordinues, i cili është pjesë e degës ekzekutive", tha Fetai në diskutimin e sotëm në panel me rastin e një viti të Qeverisë.

Ai vuri në dukje se kategoritë e popullsisë rezidente ose jorezidente u krijuan përmes metodologjisë së regjistrimit të popullsisë. Siç tha ai, regjistrimi i fundit nuk shfaqet në Ligj në lidhje me këtë seksion.

"Kur flasim për popullsinë rezidente ose jorezidente, dua të them se kategori të tilla janë krijuar përmes metodologjisë së regjistrimit të popullsisë. Regjistrimi i fundit nuk figuron në Ligj në lidhje me këtë pjesë. Ka një rast në Gjykatën Komunale dhe duhet të shohim epilogun e këtij rasti. Përgjegjësia do të jetë në kuadër të organit koordinues dhe Agjencisë për Administratë", tha Fetai.

Ai konfirmoi se Projektligji për përfaqësim të drejtë nuk do të jetë i stilit evropian dhe do t'i shkojë Komisionit të Venecias për një opinion. sa/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR