• e enjte, 24 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Fetai: Kocevski ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin

Fetai: Kocevski ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin

Shkup, 25 shkurt 2025 

Në seancën e sotme, Qeveria ka shqyrtuar propozimin për shkarkimin e Prokurorit Republikan, Lupço Kocevski, për shkak të shkeljeve të rënda profesionale në menaxhimin e Prokurorisë Publike.

Sipas vendimit, disa nga arsyet kryesore për këtë propozim janë:
- Keqmenaxhimi i Prokurorisë Publike
- Shkelja e obligimit për ruajtjen e fshehtësisë së procedurave
- Cenimi i reputacionit të institucionit dhe integritetit personal të prokurorit

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar lidhur me këtë vendim, duke theksuar se Prokurori Republikan e ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin dhe se ai duhet të largohet menjëherë. Përmes një postimi në Facebook, Fetai ka nënvizuar rëndësinë e sundimit të ligjit dhe integritetit të institucioneve si thelbësore për një shoqëri demokratike.

Vendimi për shkarkim do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për procedurat e mëtejshme. Në ditët në vijim priten zhvillime të mëtejshme mbi këtë çështje.

Arben Fetai, zëvendës kryeministër për politika të qeverisjes së mirë __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR