• e martë, 01 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Fetai: Kocevski duhet menjëherë të shkarkohet, humbi kredibilitetin

Fetai: Kocevski duhet menjëherë të shkarkohet, humbi kredibilitetin

Shkup, 25 shkurt 2025 (MIA) - Zëvendëkryeministri i Qeverisë i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai vlerëson se prokurori shtetëror, Lupço Kocevski ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin prandaj duhet të largohet menjëherë nga detyra, njoftojnë nga kabineti i zëvendëskryeministrit.

"Shteti i së drejtës dhe integriteti i institucioneve janë thelbësore për një shoqëri demokratike", nënvizoi zëvendëkryeministri Fetai.

Ai theksoi se arsyet kryesore për shkarkimin e kryeprokurorit janë keqmenaxhimi me Prokurorinë Publike, shkelja e obligimit për ruajtjen e fshehtësisë së procedurave si dhe cënimi i reputacionit të institucionit dhe integritetit personal të prokurorit.

Qeveria në seancën e sotme ka miratuar propozimin për shkarkimin e prokurorit publik Lupço Kocevski. Pas përfundimit të procedurave qeveritare, propozimi do t'i dërgohet Këshillit të Prokurorëve Publikë, nga ku, në përputhje me afatet ligjore, Këshilli duhet të dërgojë mendim brenda 15 ditëve. Nëse Këshilli, për shkaqe të arsyeshme, nuk i paraqet mendim Qeverisë brenda afatit të caktuar, afati zgjatet edhe për 15 ditë. Nëse Këshilli nuk jep mendim brenda këtij afati, konsiderohet se nuk e mbështet propozimin e Qeverisë. Pas marrjes së mendimit nga KPPRM, Qeveria ia paraqet propozimin për shkarkim Parlamentit, i cili merr vendimin përfundimtar. fc/

Fotografia: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR