• e martë, 03 shtator 2024

Fernandesh: Juamajted nuk është gati për titullin e Premierligës

Fernandesh: Juamajted nuk është gati për titullin e Premierligës

 Mançester, 2 shtator 2024 (MIA) - Përfaqësuesi portugez i Mançester Junajted, Bruno Fernandesh, ka vlerësuar sot se ekipi    tij ende nuk është e gatshëm për ta fituar Premierligën.

Junajtedi ka humbur dy nga tre ndeshjet e tyre fillestare në fillim të sezonit dhe është në vendin e 14-të me vetëm tre pikë përpara ndeshjes së radhës kundër Sautemptonit në terrenin mysafir.

 "Jam i vetëdijshëm se Mançester Jujanted nuk është gati të fitojë vendin e parë. Po, do të vazhdojmë të luftojmë dhe do të përpiqemi të jemi në mesin e katër ekipeve më të mira. Këto janë vendet që japin mundësi për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve", deklaroi kapiteni i Junajted për gazetën portugeze A Bola.

 Të dielën, 20 herë kampionët e Anglisë humbën 3-0 para publikut të vet kundër Liverpulit.

 Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR