Fejsbuku, Instagrami dhe Mesinxheri sërish vihen në funksion
- Rrjetet sociale Fejsbuk dhe Instagram si dhe aplikacionet mesinxher dhe Trejd janë vënë sërish në funksion.
- Post By Qefsere Abduli
- 19:41, 5 mars, 2024
San Francisko, 5 mars 2024 (MIA) - Rrjetet sociale Fejsbuk dhe Instagram si dhe aplikacionet mesinxher dhe Trejd janë vënë sërish në funksion.
Arsyeja është ndoshta një ndërprerje e madhe e serverit në kompaninë amerikane amë Meta, bëjnë të ditur mediat botërore.
Ueb-faqja e monitorimit të shërbimit në internet "Doën Detector" tregoi ndërprerje të mëdha në Instagram, Fejsbuk dhe Mesinxher. Probleme kishte në të gjithë botën.
Pronari i platformës X Ilon Mask është tallur në profilin e tij për shkak të rënies së Fejsbukut dhe Instagramit.
Shfrytëzuesit e X masivisht kanë pyetur Maskun për rënien e aplikacionit Meta.
"Nëse po e lexoni këtë postim, kjo ndodh sepse serverët tanë po funksionojnë", ka shkruar Mask në profilin e tij X. qa/
Foto: Ilon Mask në X