Federika Mogerini zyrtarisht akuzohet për mashtrim dhe korrupsion
- Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, sot edhe zyrtarisht është akuzuar për mashtrim procedural dhe korrupsion në lidhje me marrëveshjen për trajnimin e diplomatëve të ardhshëm në akademinë "Kolegji i Evropës", të cilën tani e drejton.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:23, 3 dhjetor, 2025
Bruksel, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, sot edhe zyrtarisht është akuzuar për mashtrim procedural dhe korrupsion në lidhje me marrëveshjen për trajnimin e diplomatëve të ardhshëm në akademinë "Kolegji i Evropës", të cilën tani e drejton.
Mogerini u arrestua dje dhe u mor në pyetje nga policia belge, ndërsa gjatë natës u lirua nga paraburgimi, së bashku me dy persona të tjerë.
Prokuroria po heton mashtrimin në lidhje me programin e trajnimit të diplomatëve të rinj të financuar nga Bashkimi Evropian, të cilin Shërbimi Evropian për Aksion të Jashtëm ia dha Kolegjit të Evropës për vitet 2021 dhe 2022. Hetimi përqendrohet nëse tenderi është manipuluar në dobi të shkollës.
Mogerini është në krye të Kolegjit të Evropës që nga viti 2020, ndërsa në vitin 2022 mori edhe funksionin e drejtueses së Akademisë Diplomatike të BE-së.
Siç shkruan France24, duke cituar burime evropiane, marrëveshja në fjalë kishte një vlerë prej rreth 650.000 euro.
Foto: Arkivi i MIA-s