Faza e tretë e dezinsektimit kundër larvave të mushkonjave në Shkup
- Qyteti i Shkupit njofton se të mërkurën (21 qershor) do të realizohet faza e tretë e dezinfektimit në zonën e Shkupit kundër larvave të mushkonjave.

Shkup, 19 qershor 2023 (MIA) - Qyteti i Shkupit njofton se të mërkurën (21 qershor) do të realizohet faza e tretë e dezinfektimit në zonën e Shkupit kundër larvave të mushkonjave.
Në orët e hershme të mëngjesit do të kryhet dezinfektimi nga aeroplani (faza e tretë) ndaj larvave të mushkonjave, ndërsa gjatë ditës faza e tretë e dezinfektimit tokësor.
"Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e dezinfektimit, do të spërkatet ditën e nesërme, kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë", thuhet në njoftim.
Qyteti i Shkupit njofton bletarët që me kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve. qa/bsh/