• e mërkurë, 16 tetor 2024

Faza e ardhshme nga rasti për riatdhsimin e Xhulian Asanzh në SHBA do të fillojë në maj

Faza e ardhshme nga rasti për riatdhsimin e Xhulian Asanzh në SHBA do të fillojë në maj

Londër, 18 prill 2024 (MIA) - Faza e ardhshëm nga gjykimi i Xhulian Asanzh do të fillojë në maj, pasi që qeveria amerikane ia ka dhënë garancitë Gjykatës së Lartë  në Londër, që i ka kërkuar lidhur me rastin e themeluesit të Uikiliks, në rast që të riatdhesohet.

Themeluesi i Uikiliks pëndiqet nga SHBA-ja për gjoja komplot për marrje dhe zbulim të informacioneve për mbrojtjen kombëtare pas publikimit të mijërave dokumenteve të rrjedhura të ndërlidhura me luftimet në Afganistan dhe Irak.

Gjatë seancës dyditore në shkupt, avokatët e Asanzh (52) kanë kërkuar nga gjykatësi leje që ta kontestojë pushimin e pjesës më të madhe të çështjes që ta parandalojnë ekstradimin e tij. Muajin e kaluar, dy gjykatës i kanë hedhur poshtë pjesën më të madhe të argumenteve të Asanzhit, por kanë thënë se nëse SHBA-ja nuk sigurojnë garanci, ai do të mund të parashtrojë padi në tri baza.

Këto garanci janë që Asanzh do të mbrohet dhe do të jetë në gjendje të përdorë Amendamentin e parë të Kushtetutës së SHBA-së, i cili mbron lirinë e fjalës në vend; se SHBA-ja nuk do të ketë "paragjykime në gjyq" për shkak të kombësisë së tij dhe se ai nuk do të përballej me dënimin me vdekje. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR