Faton Ahmeti jep dorëheqje nga posti i drejtorit në FSSH
- Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Faton Ahmeti në profilin e tij në Fejsbuk ka bërë të ditur se jep dorëheqje nga funksioni që ka ushtruar deri tani.
- Post By Fami Bajrami
- 14:07, 15 gusht, 2023

Shkup, 15 gusht 2023 (MIA)- Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Faton Ahmeti në profilin e tij në Fejsbuk ka bërë të ditur se jep dorëheqje nga funksioni që ka ushtruar deri tani.
“Çdo detyrë e ka fillimin dhe përfundimin e saj. Unë sot, ju njoftoj se dorëzova dorëheqjen nga detyra drejtor i përgjithshëm i Fondit për Sigurim Shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Ahmeti i cili vjen nga radhët e BDI-së.
Ahmeti shton se për momentin do të fokusohet në detyrat partiake, me përkushtimin maksimal në realizimin e siç thotë ai "vizionit të Ali Ahmetit".
Foto: Fejsbuk