• e mërkurë, 04 dhjetor 2024

Fatmir Limani: Historia e UÇK-së nuk mund të fshihet, ndërsa deklarata e Janevskës duhej të ishte më e matur

Fatmir Limani: Historia e UÇK-së nuk mund të fshihet, ndërsa deklarata e Janevskës duhej të ishte më e matur

Gostivar, 3 dhjetor 2024 (MIA) – UÇK-ja nuk mund të fshihet si histori, ndërsa ne themeluesit e saj edhe po të duam ta fshijmë, nuk do ta arrijmë këtë, deklaroi ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për deklaratën e ministres Vesna Janevska për krahasimin e komitëve dhe UÇK-së të cilën e dha pas ngjarjeve me festimin e flamurit shqiptar në institucionet arsimore. 

“Babai im ka rënë dëshmor. Nuk mund të fshihet historia. Ministrja duhej të ishte më e matur në këtë drejtim, ngase në pjesën e dytë të paraqitjes saj e përmendi se sa nëna në dyja anët janë të djegura nga rasti i luftës në vitin 2001, por megjithatë do ta lej në nivelin e saj”, tha Limani.

Në pyetjen nëse do të kërkohet përgjegjësi nga ministrja në mbledhje të qeverisë, Limani tha se ajo për punën e saj jep përgjegjësi para kryeministrit, por siç tha, nëse këtë e ka thënë njeriu i parë i Qeverisë, do të kërkonte përgjegjësi. 

Për mundësinë që ai të jetë kandidat i ardhshëm për kryetar të komunës Kërçovë nga koalicioni VMRO-DPMNE dhe VLEN ai nuk dha përgjigje të saktë. 

“Sa i përket VMRO-së, pyetni ata se kush do të jetë kandidat. Por, unë ju garantoj se kandidati i ardhshëm nga VLEN për Kërçovë do të jetë fitues në zgjedhje. Ajo do të jetë goditja e fundit ndaj diktaturës gjatë 25 viteve të fundit, u përgjigj ministri Limani në ngjarjen me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta në Gostivar. 

Ministri Fatmir Limani në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve rreth akuzave për nepotizëm gjatë punësimit të familjarëve të tij të afërm, theksoi se nëse ekziston konflikt interesi, do të mbajë përgjegjësi. 

Në ngjarjen në Gostivar, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, ishte pyetur se a ka pasur ndikim gjatë punësimit të vajzës së tij, dhëndrit dhe vëllait në kohën kur ka qenë zëvendësdrejtor në EMV, tha se nëse ekziston konflikt interesi, ai është i gatshëm të mbajë përgjegjësi. 

“Ju dje duhej të më pyesnit mua, para se ta plasonit këtë lajm dhe do t’ju tregoja nëse kam bërë punësime ose jo. Vajza ime ka qenë e punësuar para rreth shtatë viteve në MEPSO, ndërsa unë isha zëvendësdrejtor në EMV. Sa i përket vëllait tim. Ai ishte drejtor në Qendrën për Punë Sociale në përbërjen e kaluar qeveritare dhe unë e shkarkova. Nëse këtu ka konflikt interesi, unë jam i gatshëm të përgjigjem”, u përgjigj Limani. fc/

Fotografia: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR