• e enjte, 27 qershor 2024

Fatkeqësi e rëndë komunikacioni afër QT "Biser", shoferi u dërgua për ofrim të ndihmës mjekësore

Fatkeqësi e rëndë komunikacioni afër QT

Shkup, 9 gusht 2023 (MIA) - Një fatkeqësi e rëndë komunikacioni ndodhi sot pasdite në afërsi të Qendrës tregtare "Biser" në komunën Aerodrom, konfirmuan për MIA-n nga MPB.

Nga MPB potencojnë se në orën 15:06, automjeti "tojota" ka goditur në saksinë e betonit në bulevardin afër QT "Biser" në Aerodrom.

Ekipet e ndihmës së shpejtë dolën në vendin e fatkeqësisë, ndërsa shoferi i automjetit është dërguar në spital. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR