F1: Alpin gjen zëvendësimin e Alonsos
- Post By Fami Bajrami
- 13:31, 8 tetor, 2022

Londër, 8 tetor 2022 (MIA) – Ekipi francez Alpin, pronë e Renaultit, njoftoi sot se në sezonin e ardhshëm në Formula 1 drejtues të saj do të jenë dy francezë, Pjer Gasli dhe Esteban Okon.
Gasli (29) vjen në ekip si zëvendësues i ish-kampionit të botës, spanjollit Fernando Alonso i cili do të vazhdojë karrierën në Aston Martin.
Deri tani Gasli ka qenë anëtar i Alfa Taurit, ndërsa vendin e tij në atë ekip do ta plotësojë piloti holandez Nik de Vris (27) nga Mercedesi.