• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fëmijët e familjeve në rrezik social do të shkojnë në pushim veror njëjavor

Fëmijët e familjeve në rrezik social do të shkojnë në pushim veror njëjavor
Shkup, 21 qershor 2022 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për realizim të projektit për shfrytëzimin e shërbimit për pushim dhe rekreacion të fëmijëve nga familjet me rrezik social dhe fëmijë shfrytëzues të shtesës së posaçme për verën 2022. Gjatë kësaj, e angazhoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që të miratojë Program për pushim njëjavor veror të fëmijëve nga familjet me rrezik social dhe fëmijë shfrytëzues të shtesës së posaçme për sezonin verë 2022, për çka do të publikohet thirrje në ueb-faqen e Ministrisë dhe Punës dhe Politikës Sociale dhe në Qendrat për Punë Sociale, pas çka do të ndërmerren aktivitetet e nevojshme për realizim efikas të këtij projekti, njofton shërbimi për informim i Qeverisë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR