Evropa në Çair: Osmani krijon Task force të posaçme për fondet IPA
- Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot shpalli krijimin e një Task Force të posaçme të dedikuar për fondet IPA, me një synim të qartë që mjetet evropiane të vijnë drejtpërdrejt në këtë komunë.
- Post By Fami Bajrami
- 17:10, 27 gusht, 2025
Shkup, 27 gusht 2025
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot shpalli krijimin e një Task Force të posaçme të dedikuar për fondet IPA, me një synim të qartë që mjetet evropiane të vijnë drejtpërdrejt në këtë komunë.
“Për tre vite kam qenë koordinator shtetëror për fondet IPA. I di si funksionojnë këto programe, ku janë mundësitë dhe kush janë njerëzit në Bruksel që vendosin për to,” theksoi Osmani.
Ai shtoi se prej sot Çairi ka një ekip me një mandat të vetëm: të sjellë miliona euro nga programet evropiane drejtpërdrejt në komunë.
“Kjo nënkupton rrugë më të mira, shkolla më të forta dhe një komunitet më të pasur. Çairi meriton të lidhet drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian dhe ne do ta bëjmë këtë realitet”, tha Osmani.
Me këtë nismë, Çairi hyn në rrugën e integrimit evropian në nivel lokal, duke shfrytëzuar mundësitë që ofrojnë fondet e BE-së.
Bashkimi Demokratik për Integrim
______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.