• e mërkurë, 05 mars 2025

Evropa duhet ta afrojë SHBA-në me Ukrainën, thotë ministi çek i Punëve të Jashtme

Evropa duhet ta afrojë SHBA-në me Ukrainën, thotë ministi çek i Punëve të Jashtme

Pragë, 5 mars 2025 (MIA) – Evropa duhet ta angazhojë SHBA-në në debatet për sigurinë dhe të ndihmojë në gjetjen e mënyrës që ta afrojë me Ukrainën, pasi Uashingtoni e stopoi ndihmën ushtarake për Kievin, deklaroi ministri çek i Punëve të Jashtme, Jan Lipavski.

Ai theksoi se Evropa duhet të jetë e gatshme ta zëvendësojë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën dhe sigurinë evropiane me burime të saja. Qeveria çeke tashmë diskuton për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje në 3 për qind të PBB-së në vitet e ardhshme, në krahasim me 2 për qind të vitit të kaluar. 

Çekia është edhe kryesuese në nismat për sigurimin e municionit për Ukrainën. Lipavski theksoi se kjo nismë tashmë ka siguruar dërgesë për muajt e ardhshëm, ndërsa bëhet fjalë edhe për financim shtesë nga vendet donatore. 

Komisioni Evropian dje propozoi plan për riarmatim, me të cilin qeveritë e vendeve anëtare të BE-së mund të huazojnë deri 150 miliardë euro, në kushte të frikësimeve të rritura se Evropa tashmë nuk mundet plotësisht të bazohet në mbrojtjen amerikane. 

Lipavski e përshëndeti këtë plan, duke e vlerësuar si bazë të mirë për samitin e liderëve të BE-së, në të cilin do të debatohet për Ukrainën dhe sigurinë.

“Duhet të vazhdojmë me angazhimin e SHBA-së në debatin për sigurinë evropiane dhe të gjejmë mënyrë si t’i afrojmë SHBA-në dhe Ukrainën”, tha Lipavski, duke shtuar se Evropa nuk duhet të heqë dorë nga bashkëpunimi me Uashingtonin. 

Lipavski vlerëson se Ukraina duhet të jetë pjesë e tryezës së bisedimeve, duke paralajmëruar se marrëveshjet e mëparshme për armëpushim mes Kievit dhe Moskës nuk ishin të suksesshme. 

“Interes kyç i Çekisë dhe shpresoj, i shumë shteteve evropiane është që të parandalohet imperializmi rus dhe të mbrohet parimi se kufijtë nuk mund të ndryshojnë me forcë”, theksoi ai. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR