EVN Maqedoni edhe këtë vit e realizoi programin edukativ “Me fëmijët në punë”
- EVN Maqedoni, menjëherë pas përfundimit të vitit shkollor, sërish hapi dyert për fëmijët e punonjësve. Tradicionalisht, një herë në vit, më të rinjtë i vizitojnë vendet e punës së prindërve dhe njoftohen me kompaninë.
- Post By Besnik Shuki
- 19:39, 19 qershor, 2023
Shkup, 19 qershpr 2023 (MIA) - EVN Maqedoni, menjëherë pas përfundimit të vitit shkollor, sërish hapi dyert për fëmijët e punonjësve. Tradicionalisht, një herë në vit, më të rinjtë i vizitojnë vendet e punës së prindërve dhe njoftohen me kompaninë.
Mbi 200 pjesëmarrës, fëmijë të punonjësve të të gjithë departamenteve qendrore në Shkup dhe Qendrave Energo të Konsumatorëve në vend, sot morën pjesë në punëtori edukative, bënë eksperimente, u socializuan dhe argëtuan.
Programi edukativ “Me fëmijët në punë” është krijuar me qëllim që t’i frymëzojë më të rinjtë të zhvillojnë interesim për shkencat teknike. Në evenimentin qendror në Shkup, i pranishëm ishte edhe kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, Vollfgang Majer.
"Sot dëshironim që t’i frymëzojmë më të rinjtë, duke ju dhënë mundësinë që drejtpërdrejt të shijojnë se ç’do të thotë një ditë pune dhe karrierë në kompaninë tonë. Jam i kënaqur që tek mysafirët tanë të rinj shoh teknikë të ardhshëm, kontabilistë, inxhinierë, madje edhe menaxherë. I inkurajoj të rinjtë që të fillojnë me planifikim dhe krijim të ardhmërisë së tyre. Mësoni, angazhohuni, sfidoni veten, zbuloni dhe përmbushni potencialin tuaj", tha Majer.
Punëtorë të kompanisë, inxhinierë, jurista, ekonomista, menaxherë, elektro-montues dhe profile të tjera, gjatë ditës ua prezantuan fëmijëve të tyre detyrat e punës të cilët ata i kryejnë.
Programi edukativ “Me fëmijët në punë” organizohet që nga viti 2016 në territorin e gjithë vendit, në të gjitha njësitë organizative dhe kompanitë në kuadër të familjes së EVN. bsh/