• e hënë, 23 dhjetor 2024

EVN: Banorët e Sllupçanit në mënyrë të paligjshme kanë hapur një objekt energjetik, pa energji fshatrat nga rajoni i Likovës, Orizares, Vaksincës dhe Llojanit

EVN: Banorët e Sllupçanit në mënyrë të paligjshme kanë hapur një objekt energjetik, pa energji fshatrat nga rajoni i Likovës, Orizares, Vaksincës dhe Llojanit

Kumanovë, 6 korrik 2023 (MIA) - Banorët e fshatrave të Likovës Orizares, Vaksincës dhe Llojanitsot janë pa energji elektrike, për shkak të një defekti, i cili siç bënë të ditur nga EVN, e kanë shkaktuar banorët e Sllupçanit të cilët kanë hyrë me forcë dhe në mënyrë të paligjshme një objekt energjetik, duke u përpjekur vetë ta kthejnë furnizimin me energji elektrike. 

Nga EVN në njoftimin e sotëm për media, informuan se në orët e vona të ditës së djeshme, persona nga Sllupçani në mënyrë të dhunshme dhe të paligjshme kanë hapur një objekt të madh energjetik që i përket ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë elektrike në përpjekje për ta kthyer vetë furnizimin me energji elektrike në fshat.

"Pas një përpjekje të tillë në mënyrë arbitrare për lidhje të paligjshme, është shkaktuar një defekt në përmasa të gjera, që ka lënë pa energji elektrike edhe fshatrat fqinje. Manipulime të tilla nga joprofesionistë janë jashtëzakonisht të pasigurta dhe mund të kenë një fund shumë tragjik me pasoja vdekjeprurëse. Fshati Orizare, Vaksincë dhe Llojan sot po përballen me defekt falë banorëve të fshatit Sllupçan", thonë nga EVN.

 Elektroshpërndarja në kumtesë bën me dije se banorët e Sllupçanit nuk e lejojnë operatorin e sistemit të shpërndarjes që t'i përmbushë obligimet e veta ligjore për ta mirëmbajtur, përmirësuar dhe të vendosë  sisteme për matjen e saktë të energjisë elektrike.

 "Ekipet e elektroshpërndarjes nuk mund ta riparojnë defektin derisa të marrin garanci të forta se do të mundësohen kushtet normale për punë. Defektet e shkaktuara nga manipulimet e paautorizuara, si në këtë rast, kërkojnë shumë kohë për t'u riparuar. Vjedhjet e energjisë elektrike në këtë fshat janë 80 për qind, ndërsa pagesa është vetëm 20 për qind", thonë nga EVN.

 Dje banorët e Sllupçanit me goma të djegura kanë bllokuar hyrjen e fshatit dhe nuk kanë lejuar ekipet e EVN-së të bëjnë intervenime. ar/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR