• e premte, 05 korrik 2024

Evakuohet ndërtesa e Radio-televizionit të Serbisë pas paralajmërimit për bombë të vendosur

Evakuohet ndërtesa e Radio-televizionit të Serbisë pas paralajmërimit për bombë të vendosur

Beograd, 21 nëntor 2023 (MIA) - Ndërtesa e Radio-televizionit të Serbisë (RTS) në qendër të Beogradit sot është evakuuar pas paralajmërimit për bombë të vendosur, njoftuan për agjencinë Beta nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ministria kumtoi se paralajmërimi për bombë ishte dërguar përmes postës elektronike, pas çka ndërtesa u evakuua, ndërsa në vijim është kontrolli i objektit.

Siç bëri të ditur agjencia Beta nga kolegët e RTS-së, më shumë se gjysma e njerëzve u larguan nga ndërtesa, ndërsa në letrën kërcënuese u tha se bomba do të shpërthejë në orën 18.

Sipas Shoqatës së gazetarëve të Serbisë, nga shkaku i njëjtë u evakuua edhe ndërtesa e Radio Beogradit.

Një person i panjohur ka paraqitur se është vendosur një mjet shpërthyes në ndërtesën e Radio televizionit Vojvodinë (RTV), ku po ashtu është duke u zhvilluar kontroll, thuhet në faqen e RTV-së. ss/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR