• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Evakuohen hoteli dhe kampi për shkak të një zjarri të madh në ishullin kroat Braç

Evakuohen hoteli dhe kampi për shkak të një zjarri të madh në ishullin kroat Braç

Split, 18 korrik 2025 (MIA) - Një zjarr i madh ka shpërthyer mëngjesin e sotëm pranë fshatit Bol në ishullin kroat Braç, duke çuar në evakuimin e një hoteli dhe një kampi, njoftoi Radio televizioni kroat (HRT). 

Zjarri, i cili shpërtheu rreth orës 3 të mëngjesit në një pyll me pisha, u përhap nga erërat e forta, të cilat lejuan që zjarri të afrohej në mënyrë të rrezikshme në më shumë ndërtesa, duke përfshirë objekte private dhe turistike.

"Arritëm të evakuonim një hotel dhe një kamp pa pasoja serioze", tha Nikola Martinoviq, komandant i rajonit operativ të Braçit.

Në terren u angazuan 56 zjarrfikës me 22 automjete zjarrfikëse nga rajoni, si dhe një aeroplan zjarrfikës "Kanader". Sipas Martinoviq, zjarri është vënë nën kontroll, por stuhia e fortë po krijon ende sfida për zjarrfikësit. Ai shtoi se ekipet do të vazhdojnë me shuarjen e zjarrit gjatë gjithë ditës, dhe ndoshta gjatë gjithë natës. qa/

Foto: arkivi/ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR