• e hënë, 01 korrik 2024

Evakuimi i spitalit të fundit operativ në pjesën veriore të Gazës

Evakuimi i spitalit të fundit operativ në pjesën veriore të Gazës

Gazë, 21 maj 2024 (MIA) - Pasi armata izraelite ka kryer sulmin në afërsi, filloi evakuimi i pacientëve dhe personelit mjekësor nga "Kemal Advan", spitali i fundit në funskion në veri të Rripit të Gazës, njofton Anadolu.

Sipas informatave të korrespondentit të agjencisë shtetërore turke, armata izraelite ka gjuajtur pranë repartit për pranim të pacientëve dhe ndihmës emergjente në spitalin "Kemal Av]dvan", duke shkaktuar shkatërrime të mëdha në zonën ku arrijnë pacientët në spital.

Për shkak të sulmit të armatës izraelite dhe pranisë së ushtarëve izraelitë rreth spitalit, drejtoria e spitalit filloi të evakuojë të plagosurit, pacientët dhe personelin mjekësor, "për shkak të frikës se ushtarët izraelitë përsëri do të sulmonte spitalin, siç ka bërë edhe me 12 dhjetor të vitit të kaluar", njoftoi Anadolu.

Pasi armata izraelite rrethoi dhe shkatërroi në masë të madhe spitalin Al-Avde në zonën Tel ez-Zater në Xhalabia, nuk ka asnjë spital në funksion në veri të Rripit të Gazës. rq/bsh/

Foto: arkivi/ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR