• e hënë, 23 dhjetor 2024

Europoli ka shkatërruar një rrjet ruso-euroaziatik të pastrimit të parave dhe ka arrestuar katër persona

Europoli ka shkatërruar një rrjet ruso-euroaziatik të pastrimit të parave dhe ka arrestuar katër persona

Bruksel, 21 shkurt 2024 (MIA) - Hetuesit evropian filluan një operacion të madh kundër një grupi kriminal ruso-euroaziatik për larje parash, lajmëroi DPA, duke iu referuar kumtesës së shërbimit policor evropian Europol.

Janë bastisur rreth 100 ndërtesa, ndërsa katër persona janë arrestuar, kumtoi agjencia për zbatimin e ligjit të Bashkimit Evropian.

Një institucion financiar në Maltë u bastis dhe u akuzua se vepronte si qendër koordinimi për operacione të paligjshme.

Europoli njoftoi se rreth 4.5 milionë euro nga aktivitetet kriminale janë pastruar përmes institucionit në Maltë. Paratë kaluan përmes një rrjeti kompanish fiktive, duke e bërë pothuajse të pamundur gjurmimin e origjinës së tyre.

Sipas Europolit, kriminelët vepronin kryesisht nga Berlini dhe kryeqyteti i Letonisë, Riga.

Në punën e shërbimit evropian morën pjesë autoritete nga Letonia, Gjermania, Malta, Franca, Estonia, Italia dhe të tjera. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR