• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Euronjuz": A do të mundet Maqedonia e Veriut të heqë dorë nga qymyri?

Bruksel, 9 dhjetor 2023 (MIA)  -  Maqedonia e Veriut ka rreth 280 ditë me diell gjatë vitit, me çfarë ideja  për heqjen graduale të qymyrit nga përdorimi ngjan si një detyrë e lehtë, por si pasojë e krizës energjetike për momentin ndodhin tendencat të kundërta - termocentralet e vjetra me qymyr lëshojnë sasi të mëdha të emetimeve toksike në ajër, madje po hapen miniera të reja për linjit, thekson "Euronjuz" në një artikull kushtuar tranzicionit ndaj energjisë së gjelbër në vend.

Autori i artikullit thekson se pavarësisht premtimeve se do të bëhet "shteti" i parë pa qymyr" në Ballkanin Perëndimor, vendi disa herë e shtyn afatin për mbylljen e termocentraleve me qymyr. 

 Sipas "Euronjuz", madje 47 për qind e energjisë elektrike në vend prodhohet nga linjiti, ndërsa aktiv janë dy termocentralet "REK Manastir" dhe "REK Oslomej".

Drejtori i "REK Manastir", Pece Matevski, për "Euraktiv" thotë se krahas gërmimeve ekzistuese për qymyr në afërsi të termocentralit, pritet hapja e një miniere tjetër. 

 Në tekst theksohet se fillimisht vendi planifikoi të heqë plotësisht qymyrin deri në vitin 2027, por kriza energjetike i ndryshoi planet dhe tani afati për arritjen e këtij qëllimi është shtyrë deri në vitin 2030.

 Aktivistja për transformim energjetik në organizatën joqeveritare "CEE Benkvoç", Nevena Smilevska, vlerëson se anulimi  i mëtutjeshëm i këtij tranzicioni mund të ndikojë në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

 Sipas saj, vendi do të duhet t'i mbyllë termocentralet me qymyr para se të anëtarësohet në BE.

 Sipas "Euronjuz" rezervat e linjitit në vend po mbarojnë, dhe do të duhet të importojë qymyr nga vendet fqinje.

 Autori i shkrimit thekson se vendi me mesatarisht 280 ditë me diell në vit ka kushte ideale për prodhimin e energjisë diellore, kështu që në termocentralin më të vjetër me qymyr "REK Oslomej", i cili ndodhet 120 kilometra nga Shkupi, mënyra e prodhimit të energjisë elektrike duhet të ndryshojë me ndërtimin e centralit diellor mbi gropën e hapur për linjit. Megjithatë, impianti fotovoltaik pret një vit e gjysmë që të fillojë  të furmizohet rrjeti me energji elektrike.

 "Ende presim disa leje nga autoritetet, thotë për "Euronjuz" drejtori i centralit fotovoltaik Çedomir Arsovski.

Në tekst më tej thuhet se marrëveshja e arritur në Samitin e Klimës - KOP28 në Dubai,  megjithatë do të mund ta përshpejtojë tranzicionin energjetik të Maqedonisë së Veriut, në kushtet kur kreditorët ndërkombëtarë kanë paralajmëruar se do të financojnë një plan prej tre miliardë euro për mbylljen e plotë të termocentraleve me qymyr  në vend deri në vitin 2030 dhe zëvendësimin e tyre me centrale diellore, hidro, me erë dhe gaz.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR