• e premte, 05 korrik 2024

Eurokomisari Rejnders nga sot shkon në pushim pa pagesë, do ta zëvendësojë Jurova

Eurokomisari Rejnders nga sot shkon në pushim pa pagesë, do ta zëvendësojë Jurova

Bruksel, 15 prill 2024 (MIA) - Eurokomisari për Drejtësi, Didie Rejnders nga sot do të shkojë në pushim pa pagesë në mënyrë që të marrë pjesë në fushatën për zgjedhjen e Sekretarit të ri të përgjithshëm të Këshillit të Evropës.

Siç ka kumtuar zëvendësja e zëdhënësit kryesor të Komisionit Evropian, Arijana Podesta, Rejnders do të jetë në pushim pa pagesë deri në votimin për zgjedhjen e Sekretarit të ri të përgjithshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i parashikuar për në mes të qershorit.

Sipa Podestës, gjatë kohës së mungesës së Rejnders me vendim të kryetarës së Eurokomisionit, Ursula Fon der Lajen, me dikasterin e tij do të udhëheq nënkryetarja e KE-së për vlera dhe transparencë Vera Jurova.

Pushimin pa pagesë të Rejnders, Fon der Lajen e ka miratuar me 28 mars, pasi Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës mbështetën kandidaturën e tij për sekretar të ri të përgjithshëm të kësaj organizate panevropiane.

Fon der Lajen theksoi se dhe në periudhën e pushimit pa pagesë për Rejnders do të vazhdojnë dhe rregullat e Kodit të sjelljes për anëtarët e Komisionit Evropian. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR