• e hënë, 23 dhjetor 2024

Eurodeputetët e mbështetën krijimin e Mekanizmit për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor

Eurodeputetët e mbështetën krijimin e Mekanizmit për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor

Bruksel, 24 prill 2024 (MIA) - Parlamenti evropian sot me 517 vota "për", 56 "kundër" dhe 30 "të përmbajtur" e miratoi Raportin e bashkëraportuesve, eurodeputetëve kroatë, Tonino Picula dhe Karlo Resler për Rregulaltivën për krijim të Mekanizmit për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor, i cili paraqet instrument financiar për implementimin e Planit për rritje të rajonit.

Siç u cek gjatë debatit të mbrëmshëm rreth Propozim-rregullativës për krijim  të Mekanizmit, me Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor duhet të sigurojë përforcim ekonomik të vendeve nga rajoni, nxitje të reformave të tyre të brendshme dhe tërheqje të investimeve, me çka ato shumë shpejtë do t'i ndjejnë përfitimet nga afrimi drejt BE-së, ndërkaq në të njejtën kohë ky instrument mund të çojë drejt rritjes së dyfishtë të ekonomive të tyre në 10 vitet në vijim.

Plani për rritje të Ballkanit Perëndimor, të cilin Komisioni evropian e prezantoi nëntorin e kaluar, si vegël e re për përshpejtim të përgatitjeve të vendeve të rajonit për anëtaërsim në BE, me mundësi shfrytëzimi të disa prej prëfitimeve të tij për qytetarët dhe bizneset akoma para anëtaërsimit, do të duhej dukshëm t'i përshpejtojë procesin e zgjerimit të Unionit dhe rritjen e ekonomive të vendeve të rajonit.

Instrumenti i Planit për rritje, që për tërë Ballkanin Perën dimor është 6 miliardë euro, do të realizohet në periudhën prej vitit 2024 deri në vitin 2027, duke filluar nga ky vit në 4 vitet e ardhshme edhe këto mjete do të jenë plotësim i instrumentit për ndihmë parainkuadruese IPA 3, të cilën shteti tashmë e shfrytëzon, dukshëm duke e rritur ndihmën financiare për të gjithë partnerët në rajon, u cek në brifingun me gazetarë për Planin për rritje të Komisionit evropian për Ballkanin Perëndimor, nga ana e SÇE-së me mbështetje të UNOPS-it.

Plani për rritje është mundësi për zhvillim të kompanive, mobilitet të të rinjve, për relacione më thelbësore të përditshme me anëtaret nga BE-ja, përfshirje thelbësore në tregun e BE-së. Luftë kundër korrupsionit dhe vendosje të një sistemi më të mirë të sundimit të së drejtës, por edhe porosia e qartë nga BE-ja se dëshirojnë t'i shohin qytetarët dhe shtetet tona brenda Unionit. 

Ndihma financiare do të jetë e lidhur me dinamikën reformuese në secilin shtet.

Agjenda reformuese është e rëndësishme sepse shtetet anëtare të BE-së nuk dëshirojnë ta mbështesin pakon financiare, pa u miratuar agjenda reformuese, sepse këtë plan e shohin si mekanizëm për përshpejtim të reformave, diçka që një kohë të gjatë bëhet e ditur se vendet nga BP nuk bëjnë mjaftueshëm reforma. Mekanizmi është të bëjnë më shumë rreforma për të fituar më shumë mjete dhe më shumë para.

Me Planin për rritje dukshëm duhet të përshpejtohet efekti nga të gjitha prëfitimet socio-ekonomike nga rruga e vendit drejt anëtarësimit të plotë, dhe kjo duhet të jetë plotësim dhe mbështetje e procesit të negociatave, nuk duhet të jetë zëvendësim i tij, nuk duhet të jetë në konflikt me të, duhet të jetë si mbështetje dhe plotësim i atij procesi.

Raportuesi i Komitetit për punë të jashtme të PE-së lidhur me rregullativën ligjore, eurodeputeti kroat, TOnino Picula gjatë debatit të djeshëm theksoi se fillimisht kushtet e vendosuraa janë zgjeruar edhe me kërkesën për luftë kundër dezinformatave, harmonizim të regjimit të vizave me atë të Unionit, për organizim të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike dhe prë sundim të së drejtës, ndërsa për Kosovën dhe Serbinë parakusht i veçantë janë edhe rezultatet nga dialogu i tyre.

BE-ja me këtë plan angazhohet të zbatojë një prej strategjive më të mëdha investuese dhe për integrim të rajonit përmes bashkëpunimit dhe ndihmës së përbashkët prej gjithsej 6 miliardë eurove, dy miliardë në grante, 4 miliardë në kredi të volitshme, me qëllim që të ndihmohet në reformat lidhur me afrimin ekonomik drejt standardit evropian dhe afrimit drejt tregut të përbashkët.

Mjetet do të paguhen dy herë në vit, në bazë të kërkesave të vendebe nga rajoni dhe pas miratimit nga Komisioni, ndërsa për disa çështje edhe nga Shërbimi evropian për punë të jashtme (EEAC), nëse përmbushen të gjitha kushtet relevante. Bëhet fjalë për klushte lidhur me vlerësimet kualitative dhe kuantitative për përparimin e arritur dhe rezultatet në implementimin e agjendave reformuese, si dhe kushteve të përgjithshme lidhur me stabilitetin makrofinancues, menaxhimin me financat publike, transparencën dhe kontrollin ndaj buxhetit.

Sipas eurokomisares për barazi, Helena Dali, realizimi i Planit për rritje, përkatësisht pagesës së mjeteve të para nga ai, duhet të fillojë gjatë verës, por kjo do të varet nga tempoja me të cilën do të përpunohen dhe harmonizohen agjendat reformuese, përgatitjet e të cilës janë në rrjedhë.

"Plani është lajm i mirë i cili i nevojitet rajonit. Kjo është vegël e re që do t'i ndihmojë partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor të rritejn më shpejtë dhe më mirë t'i përgatiten për anëtarësimin e ardhshën në Bashkimin Evropian", porositi Dali. ab/

Foto: ЕBS

QËNDRONI TË LIDHUR