Euroambasadori Rokas do ta prezantojë raportin e KE-së në Kuvend
- Në Kuvend sot do të mbahet Prezantimi i Raportit të progresit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Komisioni Evropian.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:17, 4 nëntor, 2025
Shkup, 4 nëntor 2025 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet Prezantimi i Raportit të progresit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Komisioni Evropian.
Raporti do të prezantohet nga ana e ambasadorit të Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas.
Maqedonia e Veriut ka arritur progres të reëndësishëm në krahasim me reformat të parapara me Agjendën reformuese, pasi dëshmi është edhe pagesa e dy transheve të fondeve në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, thuhet në Raportin e progresit të vendit në rrugën evropiane, që Komisioni Evropian zyrtarisht do ta publikoj sot.
"Autoritetet e Maqedonisë kanë vazhduar të punojnë në zbatimin e udhërrëfyesve për sundimin e ligjit, të reformave të administratës publike dhe të funksionimit të institucioneve demokratike, si dhe të Planit aksionar për mbrojtjen e pakicave", thuhet në raport.
Megjithatë, në të vërehet se vendi duhet t'i intensifikoj hapat për respektimin e sundimit të ligjit, veçanërisht mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetin e gjyqësorit dhe ta forcojë luftën kundër korrupsionit, ku vlerësohet së është arritur "përparim i kufizuar" në fushën e reformave gjyqësore.
Si zhvillim pozitiv të ngjarjeve në raport thuhet se janë reformat në Këshillin e bahkëpunimit mes Qeverisë dhe shoqërisë civile dhe vlerësohet se vendi ka arritur përparim në lidhje me pluralizmin dhe lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.
Në raport përsëritet gjithashtu edhe qëndrimi i deklaruar më parë për nevojën për zbatimin "me vullnet të mirë nga të gjitha palët" e marrëveshjeve dypalëshe të lidhura, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin me Bullgarinë.
Gjithashtu, vlerësohet edhe se nuk janë miratuar amendamentet kushtetuese që synon përfshirjen në Kushtetutë të qytetarëve të cilët nuk përfaqësojnë shumicën, siç janë bullgarët. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s