• e hënë, 23 dhjetor 2024

Euroambasadori i ri Mikalis Rokas arriti në vend, Mucunski i pranoi kopjet e letrave kredenciale

Euroambasadori i ri Mikalis Rokas arriti në vend, Mucunski i pranoi kopjet e letrave kredenciale

Shkup, 5 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski sot i pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar dhe shefit të Delegacionit të Bashkimit Evropian, Mikalis Rokas, me këtë rast duke potencuar se misioni i tij diplomatik fillon në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për ardhmërinë evropiane të vendit dhe në atë kuptim, duke shprehur bindje se me përkushtim të fuqishëm të ndërsjellë do të sigurohet përparim vendosës në rrugën drejt realizimit të përcaktimit tonë strategjik për anëtarësim të ardhshëm në BE, kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Mucunski ka shprehur kënaqësi nga përkrahja e vazhdueshme deri tani të Bashkimit Evropian për avancimin e proceseve reformuese, stabilitetit dhe prosperitetit të vendit, dhe e ka potencuar gatishmërinë tonë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit të ndërsjellë, të bazuar në vlerat dhe interesat e përbashkëta.

Në takimin, siç thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, u theksua edhe rëndësia për integrim sa më të shpejtë të vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE, e në atë kontekst është përshëndetur edhe Plani paradokohe i miratuar për rritje për Ballkanin Perëndimor, si investim i rëndësishëm politik dhe financiar i BE-së në rajon dhe nxitje shtesë për realizimin e këtij qëllimi të përbashkët.

Deri tani këtë funksion në vend e ka kryer euroambasadori, Dejvid Gir. bsh/

Foto: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR