Euroambasadori Gir e uroi Xhaferin për zgjedhjen kryeministër të Qeverisë teknike
- - Euroambasadori Dejvid Gir përmes platformës X e uroi zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeministër të Qeverisë teknike.
- Post By Fitore Curri
- 21:15, 28 janar, 2024

Shkup, 28 janar 2024 (MIA) - Euroambasadori Dejvid Gir përmes platformës X e uroi zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeministër të Qeverisë teknike.
"Urime kryeministrit Xhaferi për zgjedhjen e tij kryeministër. Ne aspirojmë bashkëpunim më të ngushtë me të dhe Qeverinë e re në këtë moment të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së", shkruan në publikimin. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s