EURO2024: Fillim triumfues i Holandës
- Futbollistët e Holandës e mposhtën Poloninë sot pasdite në Hamburg me rezultat 2-1 (1-1) në ndeshjen hyrëse të grupit D të Kampionatit evropian në futboll.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:57, 16 qershor, 2024

Hamburg, 16 qershor 2024 (MIA) - Futbollistët e Holandës e mposhtën Poloninë sot pasdite në Hamburg me rezultat 2-1 (1-1) në ndeshjen hyrëse të grupit D të Kampionatit evropian në futboll.
Holanda shënoi futore pasi që Buksa e solli Poloninë në epërsi në minutën e 16-të.
Rezultatin e barazoi Gakpo në minutën e 29-të, ndërsa fitoren Holandës ia solli Verghorst në minutën e 83-të.
Xhiroja hyrëse në grupin D do të kompletohet nesër me ndeshjen mes Francës dhe Austrisë. ab/
Foto: X