• e hënë, 23 dhjetor 2024

Eslami: Pozitive janë bisedimet ndërmjet Iranit dhe ANEB-it

Eslami: Pozitive janë bisedimet ndërmjet Iranit dhe ANEB-it

Teheran, 7 maj 2024 (MIA) - Bisedimet midis Iranit dhe Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) janë pozitive dhe produktive, deklaroi sot shefi i programit bërthamor ,iranian Mohamed Eslami në konferencë të përbashkët për shtyp me drejtorin e përgjithshëm të ANEB-it, Rafael Grosi në qytetin iranian Isfahan.

"Ne vazhdojmë të ruajmë marrëdhëniet për çështje të hapura, duke përfshirë dhe çështjet për dy lokacionet (ku u gjet uranium)", theksoi Eslami.

Irani është duke pasuruar uranium deri 60 për qind të pastër, që është afër 90-të për qind të nevojshme për zhvillimin e armës. Sipas kritereve të ANEB-it, nëse materialet e gjetura në mënyrë shtesë pasurohen, atëherë ato do të mjaftonin për dy armë bërthamore. Irani pohon se programi i tij bërthamor është për qëllime paqesore.

Grosi dje arriti në Iran me shpresë për të forcuar mbikëqyrjen e ANEB-it mbi programin bërthamor të Iranit pas një sërë dështimesh. Në vitin 2023, Teherani i dha garanci gjithëpërfshirëse ANEB-it se do të bashkëpunojë me hetimin e vonuar prej kohësh për grimcat e uraniumit të gjetura në vende të padeklaruara dhe se do të instalonte objekte monitorimi. Por, sipas ANEB-it, garancitë e tilla nuk dhanë fryt. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR