• e hënë, 23 dhjetor 2024

Eskobar: Me organizimin e takimit në Ohër, Maqedonia e Veriut dëshmoi se është partner i besueshëm i SHBA-së dhe BE-së

Eskobar: Me organizimin e takimit në Ohër, Maqedonia e Veriut dëshmoi se është partner i besueshëm i SHBA-së dhe BE-së

Ohër, 18 mars 2023 (MIA) - Pa miqtë dhe aleatët tanë kjo nuk do të kishte ndodhur. Është kjo edhe një dëshmi se Maqedonia e Veriut është partner i besueshëm që i ndihmon SHBA-së dhe BE-së të arrijnë stabilitet rajonal, deklaroi sonte në Ohër, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, pas përfundimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësim të BE-së, duke falënderuar kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe Qeverinë për organizimin e takimit.

Ai përgëzoi Beogradin dhe Prishtinën për siç tha, “arritjen e marrëveshjes së vështirë, por të nevojshme në vendosjen e marrëdhënieve paqësore dhe të parashikueshme midis dy palëve”.

"Kjo jo vetëm që hap dyert për integrimin euroatlantik të dy vendeve, por hap edhe dyert e rajonit për një epokë të re paqeje", tha Eskobari.

Diplomati amerikan ka falënderuar edhe përfaqësuesit e BE-së për punën e tyre, për siç tha ai, “angazhimin e tyre në arritjen e këtij momenti vizionar”.

"Mund t'ju them se SHBA do të angazhohet të ndihmojë në zbatimin (e asaj që është dakorduar) dhe zbatimi të jetë në interes të dyja vendeve dhe rajonit. Do të bëjmë gjithçka që është në forcën tonë për të mbështetur zbatimin, si politikisht dhe ekonomikisht për ta bërë që paqja në Ballkan të bëhet realitet", thekson Eskobari. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR