• e hënë, 23 dhjetor 2024

Eskobar: Marrëdhënie paqësore dhe produktive midis Sofjes dhe Shkupit dhe mbështetje për anëtarësimin e shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE

Eskobar: Marrëdhënie paqësore dhe produktive midis Sofjes dhe Shkupit dhe mbështetje për anëtarësimin e shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE

Uashington, 28 shkurt 2023 (MIA) - SHBA-ja kërkon marrëdhënie paqësore dhe produktive mes Sofjes dhe Shkupit dhe ofrojnë mbështetje të fuqishme për anëtarësim të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE.

Gabriel Eskobar, zëvendës ndihmës i sekretarit shtetëror dhe i dërguar special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, në deklaratë për MIA-n sot tha se "SHBA-ja do të mbështesë gjithçka që i qon (maqedonasit) në BE shpejtë dhe në mënyrë paqësore".

"Vazhdojmë të punojmë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për t'i ndihmuar ata të arrijnë qëllimet e tyre. Ata janë një aleat jashtëzakonisht i mirë në NATO dhe mund ta siguroj BE-në se ashtu do të jenë edhe si anëtar i Unionit. Një anëtar produktiv, i sigurt dhe i fuqishëm i BE-së", theksoi Eskobar.

Tha se të dy vendet, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, janë partnerë të çmueshëm të SHBA-së dhe se Uashingtoni kërkon që ato të kenë marrëdhënie të ndërsjella paqësore dhe produktive.

Eskobari dje mori pjesë në takimin në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në takim mori pjesë edhe Xhozef Borel, përfaqësues i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri.

SHBA-ja e mbështet fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë i udhëhequr nga BE-ja, edhe pse Uashingtoni nuk është i përfshirë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes të dyja palëve, deklaroi Eskobar.

"Ne e mbështesim plotësisht dhe fuqishëm procesin, por nuk jemi pjesë e tij. Është proces i udhëhequr nga BE-ja dhe duhet të udhëhiqet nga BE-ja, por ne e mbështesim plotësisht, si politikisht ashtu edhe financiarisht, përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe mënyrave të tjera.

Eskobar ikonfirmoi se në takimin e djeshëm, qeveritë e Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që të ecin para me propozimin e BE-së për normalizimin mes dy vendeve, që përfshin edhe njohjen dhe regjistrimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

"Propozimi Evropian nuk është për njohje të ndërsjellë mes të dyja vendeve, por për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë", tha Eskobari.

Në pyetjen në lidhje me luftën në Ukrainë dhe sa ajo krizë ndikon në BE dhe në Ballkanin Perëndimor, ai tha se kriza në Ukrainë është kërcënim për sigurinë evropiane. 

"Kriza i fokuson të gjithë në kërcënimet ndaj stabilitetit evropian, të brendshëm dhe të jashtëm, dhe në zgjerimin e sigurisë transatlantike... Serbia konfirmoi se qëllimi i tyre përfundimtar është të jenë pjesë e BE-së dhe mendoj se kriza ndikon që njerëzit të fokusohen për të punuar drejt asaj, për ta bërë këtë realitet", deklaroi Eskobar. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR