• e hënë, 23 dhjetor 2024

Eskobar: Maqedonia e Veriut u dëshmua si mik dhe aleat i vërtetë i SHBA-së, ne duam të shohim një partneritet të tillë edhe në BE

Eskobar: Maqedonia e Veriut u dëshmua si mik dhe aleat i vërtetë i SHBA-së, ne duam të shohim një partneritet të tillë edhe në BE

Shkup, 25 gusht 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut ka dëshmuar se është mik dhe aleat i vërtetë i SHBA-së. Si rezultat i kësaj dhe i llojit të partneritetit që kemi në Evropë, ne duam t'ju shohim edhe në BE. Ne jemi mbështetësit më entuziastë të kësaj, ju të cilët tashmë jeni pjesë e komunitetit transatlantik, duke qenë anëtarë formalë të çdo pjese të atij komuniteti, ku përfshihet edhe Bashkimi Evropian, deklaroi zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së dhe përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar.

Lidhur me zgjerimin e BE-së, Eskobari theksoi se Ballkani Perëndimor është pjesa më premtuese e Evropës për momentin, me rritjen më të shpejtë ekonomike dhe potencialin për të qenë nxitës i rritjes së BE-së.

"Pra,i duheni Evropës dhe Amerika ka nevojë për ju në Evropë. Shpresoj që, si partner i juaj më i ngushtë strategjik dhe miku i ngushtë, dikush që ka përfituar drejtpërdrejt nga ky partneritet, që edhe ju të përfitoni nga partneriteti ynë, pasi ju duhet të merrni vendime të vështira për një të ardhme më të ndritshme", deklaroi Eskobari, në konferencën e sotme për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në Qeveri.

Eskobari ka treguar se në takimin me kryeministrin Kovaçevski është biseduar për disa gjëra, duke përfshirë zgjerimin e Bashkimit Evropian, stabilitetin rajonal dhe sigurinë evropiane.

Partneritetin që kemi përjetuar dhe nivelin e mbështetjes për mbrojtjen e vlerave dhe zgjerimin e demokracisë, Eskobari tha se pret ta shohë edhe në BE.

"Maqedonia e Veriut vazhdimisht ishte me neve. Si rezultat i kësaj dhe i llojit të partneritetit që kemi në Evropë, ne duam t'ju shohim edhe në BE. Ne jemi mbështetësit më entuziastë të kësaj, të cilët tashmë jeni pjesë e komunitetit transatlantik, duke qenë anëtarë formalë të çdo pjese të atij komuniteti, përfshirë edhe Bashkimin Evropian", deklaroi Eskobar. qa/bsh/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR