Eskobar: Kurti e refuzoi propozimin për dinarin
- - Zëvendës ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan Gabriel Eskobar deklaroi se nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që ta pezullojë vendimin për ndalesën e përdorimit të valutës serbe në Kosovë përderisa Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe Qeveria e Kosovës nuk gjejnë zgjidhje afatgjate.
- Post By Fitore Curri
- 21:28, 15 mars, 2024
Uashington, 15 mars 2024 (MIA) - Zëvendës ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan Gabriel Eskobar deklaroi se nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që ta pezullojë vendimin për ndalesën e përdorimit të valutës serbe në Kosovë përderisa Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe Qeveria e Kosovës nuk gjejnë zgjidhje afatgjate.
"Kryeministri tha se ai është vendim i një institucioni të pavarur", tha Eskobari në intervistë për Radion Evropa e Lirë në fund të vizitës së tij në Kosovë, të cilën e filloi më 13 mars.
Eskobari megjithatë tha se ende shpreson se zgjidhje do të gjendet të martën, kur në Bruksel do të takohen negociatorët e Kosovës dhe Serbisë.
Ai shtoi se nuk ka marrë kurrfarë garancie nga kryeministri i Kosovës lidhur me përmirësimin e draft-statutit për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Eskobari e pranoi se ka, siç tha, "shumë zhgënjim nga kjo Qeveri e Vetëvendosjes, jo vetëm në Uashington, por edhe në Bruksel, Romë, Berlin dhe Paris". fc/
Fotografia: EPA