• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Eskobar: Ka sfida në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës për shkak të trajtimit të minoritetit serb

Eskobar: Ka sfida në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës për shkak të trajtimit të minoritetit serb

Prishtinë, 14 mars 2024 (MIA) - I dërguari i posaçëm i presidentit të SHBA-së, Xho Bajden për Ballkanin Perëndimor, Gabriell Eskobar, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se marrëdhëniet mes dy vendeve në këtë moment po ballafaqohen me sfida për shkak të mënyrës me të cilën po trajtohet minoriteti serb nga ana e Qeverisë së Kosovës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Duke iu drejtuar gazetarëve pas takimit me Kurtin, Eskobari tha se shpreson se Qeveria e Kosovës do të jetë fleksibile në bisedat që do të mbahen të martën e ardhshme lidhur me rregullativën e re të Bankës Qendrore të Kosovës (QBK), me të cilin ndalohet përdorimi i dinarit serb në vend.

Eskobari theksoi se vendimi i QBK-së ua vlështirëson jetën qytetarëve serbë në Kosovë dhe se SHBA-ja është e brengosur për këtë.

"Duhet të pranojë se marrëdhëniet tona kanë disa sfida tash, e këto sfida janë për shkak të trajtimit të minoritetit serb në Kosovë. Është çështje emergjente humanitare që duhet adresuar menjëherë. Shpresoj që Qeveria është pajtuar të jetë fleksibile në këto diskutime në dialog të martën. Ndërkohë e kam përgëzuar kryeministrin për vendimin që ka marrë për Deçanin. Ishte vendim i vështirë, por i duhur", deklaroi Eskobar.

Ai tha se ka dëgjuar rrëfimet e qytetarëve serbë të Kosovës, për sfidat me të cilat po përballen nga Rregullorja e re e BQK-së.

“Janë ata anëtarët më të cenueshëm, personat me aftësi të kufizuara, pensionistët dhe studentët. Jam prekur nga rrëfimet e tyre se si vendimi i ka prekur ata. Kryeministri e pranoi këtë dhe premtoi se do të shohë disa nga propozimet që ia kam bërë atij sot”, u shpreh Eskobar.

Ai tha se ka pasur bisedë të mirë me Kurtin çpër çështjen e dinarit dhe se kryeministri e ka marrë parasyhs shqetësimin amerikan për efektin nga ndalesa e valutës serbe te serbët lokalë dhe premtoi se do të shqyrtojë disa nga propozimet që ia parashtroi në takimin.

I pyetur për kritikat për një qasje të pabalancuar të SHBA-së karshi Kosovës, Escobar deklaroi se çdo gjë që ka bërë SHBA-ja në vitin e fundit ka qenë për Kosovën.

“Menjëherë pas Ohrit kemi përkrahur kandidaturën tuaj për Këshill të Evropës, kemi përkrahur proceset tuaja demokratike, përfshirë zgjedhjet në veri. Qëndruam me ju pas 24 shtatorit, e kemi marrë vendimin që të ju ofrojnë ‘javelinë’, më shpjegoni se si është e pabalancuar kjo. Çdo gjë që kemi bërë ka qenë për Kosovën e do ta vazhdojmë ta bëjmë këtë. Në ndërkohë shpresojmë që Kosova të dëgjojë shqetësimet tona. Nuk duhet të jetë e vështirë, pasi këta janë qytetarë të Kosovës”, tha Eskobar. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR