• e enjte, 26 dhjetor 2024

Eskobar: Epilogu nga zgjedhjet e përforcoi dëshirën e qytetarëve të Malit të Zi për anëtarësim në BE

Eskobar: Epilogu nga zgjedhjet e përforcoi dëshirën e qytetarëve të Malit të Zi për anëtarësim në BE

Uashington, 18 korrik 2023 (MIA) - Epilogu nga zgjehdjet parlamentare më 11 qershor e prëforcoi dëshirën e qytetarëve të Malit të Zi të realizohen integrimet dhe reformat evropiane që do t'i avancojnë, deklaroi i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, transmetoi MINA.

Siç transmeton portali RTCG, Eskobar gjatë dëgjimit për aktivitetet e SHBA-së në Ballkan në Komitetin për punë të jashtme, theksoi se në Malin e Zi shohin momentum të ri drejt realizimit të ardhmërisë së saj evropiane.

"Zgjedhjet e kohëmëparshme presidenciale dhe parlamentare ishin të lira, të qeta dhe u ofruan votuesve zgjedhje të gjerë", tha Eskobar.

Ai shtoi se integrimet transatlantike dhe evropiane janë me rëndësi thelsbësore në mënyrë që të ulet, siç tha, ndikimi i dëmshëm i aktorëve si Rusia dhe Kina.

"E kuptojmë se pengesat janë të mëdha - duke e përfshirë përparimin e penguar në demokratizim, korrupsionm varësinë nga energjia ruse, politikën etnonacionaliste dhe ndikimin e dëmshëm të huaj dhe dezinformatat. Megjithatë, ato nuk janë të pakalueshme", tha Eskobar.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor duhet t'i ndërmarrë hapat e domosdoshëm në mënyrë që të kualifikohet për anëtarësim në komunitetin euroatlantik, transmetoi MINA.

"Angazhimi ynë u ndihmon të luftojnë kundër korrupsionit dhe dezinformatave të cilat nxisin nënshtrim ndaj ndikimit qëllimkeq nga shtete autoritare si Rusia dhe Kina, por edhe nga aktorët e këqinj 'vendorë'", tha Eskobar. ab/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR