• e shtunë, 29 qershor 2024

Eskalim i luftimeve mes Hezbollahut dhe Izraelit

Eskalim i luftimeve mes Hezbollahut dhe Izraelit

Bejrut, 2 nëntor 2023 (MIA) - Hezbollahu kumtoi se ka kryer disa sulme ndaj pozitave të armatës izraelite, duke e përfshirë edhe të parin me drone të pajisura me mjete shpërthyese, përderisa Izraeli kreu sulme ajrore në Libanin jugor.

Ushtria izraelite kumtoi se i është përgjigjur lansimit nga Libani me sulme ajrore ndaj caqeve të Hezbollahut me tanke dhe zjarr artilerik.

Hezbollahu kumtoi se luftëtarët e tij kryen 19 sulme simultane ndaj pozitave të armatës izraelite në Izrael duke prëdorur raketa kryqëzuese, artileri dhe armatim tjetër. Hezbollahu kumtoi se dy drone përplot me mjete shpërthyese e goditën stacionin komandues të armatës izraelite në rajonin Sheba Farms në kufi.

Granatat izraelite e goditën periferinë e qytetit Kijam rreth 6 kilometra larg kufirit, me ç'rast më lehtë është lënduar një civil, deklaroi prefekti i qytetit, Ali Rashed. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR