• e hënë, 23 dhjetor 2024

ESHR, organizatat joqeveritare dhe mediumet së bashku e prëgatisin Programin vjetor për punë të ESHR-së në vitin 2025

ESHR, organizatat joqeveritare dhe mediumet së bashku e prëgatisin Programin vjetor për punë të ESHR-së në vitin 2025

Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA) - Interaksioni i Entit shtetëror për revizion (ESHR) me organizatat joqeveritare dhe vazhdimi i transparencës së ESHR-së në procesin e përgatitjes së Programit vjetor për punë për vitin 2025 është qëllimi i punëtorisë me temë "Inkluzioni i organizatave qytetare dhe mediumeve në përgatitjen e Programit vjetor për punë të Entit shtetëror për revizion për vitin 2025" që sot po mbahet në Shkup.

"Duke vepruar në pajtim me Udhëzimin 9040 - praktika të mira për transparencë në punën e institucionit kryesor revizor, Entit shtetëror për revizion në vazhdimësi siguron konsultime me organizatat joqeveritare, duke i informuar për procesin e fillimit të përgatitjes së programit vjetor për vitin e ardhshëm, e tërë kjo me qëllim që të sigurohet pikëpamja e tyre rreth asaj se cilat subjekte apo fusha duhet të përfshihen në Programin vjetor për punë të ESHR-së për vitin 2025", deklaroi Maksim Acevski, revizor kryesor shtetëror gjatë pauzës së punëtorisë.

Ai theksoi se si institucion kryesor revizor gjatë vitit 2020 kanë marrë mendim nga Instituti për politika evropiane se ESHR është institucioni më transparent në shtet, ndërsa në vitin 2023 nga Transparensi interneshënëll është shpallur si institucioni më i mirë në sistemin nacional për integritet.

"Thelbësisht, dëshirojmë ta vazhdojmë atë praktikë të mirë të bashkëpunimit m organizatat joqeveritare dhe mediumet në pjesën e transparencës, njoftimit për rezultatet nga puna e ESHR-së dhe sigurimin e inkluzionit të organizatave joqeveritare, e tëra me qëllim që të sigurojmë sukses revizor në tema dhe fisha të cilat janë në interes të qytetarëve dhe obliguesve tatimorë dhe të sigurojmë përfshirje të subjekteve të cilat janë materialisht të rëndësishme për qytetarët tanë", potencoi Acevski.

Në pajtim me të dhënat të cilat janë prezantuar në Raportin vjetor duke filluar prej vitit 2020 deri më sot, siç tha ESHR vazhdimisht njoftopn për shkallën e masave të ndërmarra rreth rekomandimeve të dhëna nga revizionet.

Është normale, shtoi, pas çdo tranzicioni të pushtetit secili që vjen në pushtet të kërkojë ndryshim të disa subjekteve të caktuara, të kuptojë cila është gjendja në subjektin juridik që e trashëgon.

Përkujtoi se në Raportin e fundit revizor për punën e SHA Postat e Maqedonisë, që u publikua javën e kalaur, ESHR në vazhdimësi konstaton rezultat negativ financiar he solvencë të ulur dhe likuiditet në punë.

"Ka rezultate të pamjaftueshme financiare dhe gjendje të cilat janë konstatuar në pjesën e punës së Shoqatës aksionare, si dhe cilësi të ulur të shërbimeve të kryera nga ana e tyre. Në raportin revizor janë dhënë gjendje të caktuara të cilat udhëzojnë se në thelb, nëse i krahasojmë me mesataren e nivelit botëror në pjesën e shpejtësinë e dorëzimit të dërgesave kemi shpejtësi joadekuate apo ngadalësim adekuat të dorëzimit të dërgesave", tha Acevski. ab/

Fotо: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR