ESHR: Nga 34 komuna me seli në qytet, PPU-të e 22 prej tyre nuk plotësojnë standardet për gjelbërim prej 25 m2 për kokë banori
- Urbanizimi masiv i hapësirave, procedurat e gjata për miratimin e planeve urbanistike, mosmiratimi i programeve vjetore, mosvendosja e gjobave ndaj shkelësve kontribuojnë në mospërmbushjen e standardit të rekomanduar të gjelbërimit në qytete, konstatojnë nga Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR).
- Post By Fami Bajrami
- 11:12, 13 maj, 2025
Shkup, 13 maj 2025 (MIA) - Urbanizimi masiv i hapësirave, procedurat e gjata për miratimin e planeve urbanistike, mosmiratimi i programeve vjetore, mosvendosja e gjobave ndaj shkelësve kontribuojnë në mospërmbushjen e standardit të rekomanduar të gjelbërimit në qytete, konstatojnë nga Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR).
Në publikimin e sotëm të revizionit me temën "Planifikimi urban i infrastrukturës së gjelbër në qytete" në qëllimin që t'i jepet përgjigje pyetjes "A sigurojnë masat dhe politikat e qeverisjes qendrore dhe vendore planifikim efikas të infrastrukturës së gjelbër në qytete?, theksohet se me fushëveprimin dhe provat të cilat u siguruan në rrugën e zbatimit të metodologjisë dhe teknikave të revizionit, revizorët fituan siguri të arsyeshme se masat dhe politikat e pushtetit qendror dhe lokal nuk sigurojnë planifikim efektiv të infrastrukturës së gjelbër në qytete.
Sipas ESHR-së, ndarja e aktivitetit të planifikimit hapësinor dhe urban dhe mungesa e koordinimit të institucioneve kompetente, rezulton me mungesë të një kuadri ligjor që do të rregullonte planifikimin hapësinor dhe infrastrukturën e gjelbër, ndërsa me zgjidhjet ligjore për përcaktimin e statusit ligjor të objekteve të ndërtuara pa leje e ç'rrënjosin sistemin e planifikimit urban.
Nga 34 komuna me seli në një qytet vetëm dy komuna (Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Ohrit) kanë miratuar strategji për zhvillimin e gjelbërimit, Kadastër të gjelbër në formën e portalit GIS(1) kanë tre komuna (Qyteti i Shkupit, Kavadari dhe Ohri), ndërsa 18 komuna nuk e kanë përmbushur detyrimin për të miratuar programe vjetore për krijimin dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit, gjë që tregon mungesën e vizionit, qëllimeve, aktiviteteve dhe treguesve afatgjatë për monitorimin e gjelbërimit urban në nivel lokal, theksohet në raport.
Procedura për miratimin e planeve urbanistike kryhet përmes sistemit elektronik e-urbanizmi, por potencojnë revizorët, për shkak të kompleksitetit, sigurimin e mendimeve nga 22-30 institucione dhe persona juridikë, kohëzgjatjes së afateve të përcaktuara me ligj dhe respektimit të tyre jokonsistente, nga gjithsej 34 komuna me seli në qytet, 8 komuna (23 për qind) kanë një PPU të vlefshme, 24 komuna (71 për qind) kanë PPU me një periudhë planifikimi të kaluar, ndërsa dy komuna (6 për qind) në përgjithësi nuk kanë miratuar një plan të përgjithshëm urbanistik.
Planet e përgjithshme urbanistike të 14 komunave u miratuan pas 3 deri në 5 vitesh të periudhës së planifikimit për të cilën ato i referohen, me çka duke e bërë të pamundur që qytetet të zhvillojnë plane të detajuara për kohëzgjatjen e periudhës.
Pamjet e incizuara me dron nga më shumë vende dhe lokacione tregojnë se zonat qendrore urbane të qyteteve nuk përmbajnë mjaftueshëm hapësira të gjelbra publike të cilat duhet të kontribuojnë në uljen e ndotjes dhe pastrimin e mjedisit jetësor. Komunat e Çairit dhe Kisella Vodës marrin pjesë vetëm 3 për qind rreth gjelbërimit urban të Qytetit të Shkupit.
“PPU-ja aktuale e Tetovës ka një periudhë planifikimi prej vitit 2003-2013 dhe parashikon 12,4 për qind sipërfaqe të gjelbra. Është karakteristikë e Tetovës që qyteti nuk ka park", thekson ESHR-ja. rq/
Foto: ESHR