• e hënë, 23 dhjetor 2024

ESHR: Humbjet e vazhdueshme në funksionimin e SHA Posta ndikojnë në ofrimin në kohë dhe cilësinë e shërbimit

ESHR: Humbjet e vazhdueshme në funksionimin e SHA Posta ndikojnë në ofrimin në kohë dhe cilësinë e shërbimit

Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Humbjet e vazhdueshme reflektojnë negativisht në veprimtarinë aktuale dhe të ardhshme të shoqërisë, nuk lejojnë zhvillimin e saj dhe vënë në pikëpyetje çështjen e veprimtarisë efikase, të përhershme, të rregullt dhe cilësore si operator publik në trafikun postar të brendshëm dhe ndërkombëtar, theksohet në raportin përfundimtar të revizionit të publikuar sot nga Enti Shtetëror për Revizion të SHA për komunikacion postar Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut në pronësi shtetërore Shkup.

Në përputhje me raportin e revizionit shoqata është në pozitë të pafavorshme financiare duke filluar që nga viti 2017, me humbje të vazhdueshme nga punimet, ndërsa humbja më e madhe në vlerë prej 229.883 mijë denarë ose 3.726.000 euro është raportuar në vitin 2022.

"Shoqata përballet me një borxh të madh në bazë të huave, kredive dhe interesin e përllogaritur, të cilat nuk shërbehen në kohën e duhur, gjë që përkeqëson më tej situatën financiare dhe çrregullon likuiditetin. Gjithsej obligimet për huatë dhe kreditë afatshkurtra në fund të vitit 2023 janë 219.650 mijë denarë, ndërsa i referohen një kredie afatshkurtër të marrë nga MEPSO - SHA për bartje të energjisë elektrike në vlerë prej 100.000 mijë denarë dhe dy kredi afatshkurtër nga bankat afariste në vlerë të përgjithshme prej 119.650 mijë denarë. Për kreditë e skaduara dhe të papaguara në vitin 2024, sipas raportit është llogaritur kamatë ndëshkimore kontraktuale prej 24.45 për qind ose 6.7 milionë denarë, gjegjësisht 109.000 euro", theksohet në raport.

Gjatë vitit 2023 u kthye një kredi afatshkurtër në vlerë prej 40.000 mijë denarë e cila është aprovuar në vitin 2022, ndërsa është aprovuar një kredi tjetër nga një bankë afariste në vlerë prej 32.500 mijë denarë e cila duhet të shlyhet në fund të vitit 2024.

Në raport nënvizohet se të gjitha kreditë e mara hua janë me interes të lartë e cila lëviz në interval prej 4.8 për qind deri në 6.25 për qind.

Revizorët bënë një analizë të cilësisë së shërbimeve të mbuluara me shërbimet universale dhe kanë konstatuar dorëzimin e parakohshëm të dërgesave. Në vitin 2023, 59.7 për qind e dërgesave janë dorëzuar në ditën e parë, përderisa 30.5 për qind janë dorëzuar në një periudhë më të gjatë se prej tre ditëve. Këto rezultate tregojnë një përjashtim nga qëllimet e vendosura nga lidhja botërore postare e cila parashikon një standard minimal prej 75 për qind dhe një standard maksimal prej 88 për qind për dorëzim të suksesshëm dhe në kohë të dërgesave.

Revizorët kanë konstatuar dhe parregullsi serioze në funksionimin e SHA Posta e Maqedonisë së Veriut.

"Mungojnë regjistrimet e sakta dhe të harmonizuara të tokave dhe objekteve ndërtimore, gjë që ndikon në cilësinë e të dhënave në librat tregtarë. Një pjesë e objekteve, si dhe dy pushimore në Ohër në vlerë prej 6.4 milionë denarë janë në gjendje të vështirë dhe kanë nevojë për sanim, ndërsa për njërin është konstatuar shfrytëzim i paligjshëm", theksohet në raportin e ESHR-së. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR