• e hënë, 23 dhjetor 2024

ESHR: Dobësi në sistemin IT në FSSH, nuk janë vendosur kontrolli dhe sistemi për suksesin e mjekimit jashtë vendit

ESHR: Dobësi në sistemin IT në FSSH, nuk janë vendosur kontrolli dhe sistemi për suksesin e mjekimit jashtë vendit

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Enti shtetëror për revizion (ESHR) e ka publikuar raportin revizor  përfundimtar të Fondit për sigurim shëndetësor (FSHSH). Ndër të tjera, u tregua në dobësi në funksionimin e sistemit IT të Fodnit për shkak të disa arsyeve, ndërsa ka pasur dobësi dhe parregullsi edhe kur është në pyetje procedura për dërgim për mjekim jashtë vendit.

"Është shprehur opinion i kualifikuar në lidhje me vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe përputhshmërinë e transaksioneve financiare me legjislacionin përkatës për vitin 2022. Enti shtetëror i revizionit ka audituar pasqyrat financiare së bashku me auditimin e përputhshmërisë së Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022", thuhet në raport.

Revizioni, siç theksohet raporton në mënyrë të vazhdueshme për dobësitë në aktivitetet kontrolluese për kryerje të shërbimeve shëndetësore në institucionet shëndetësore që nuk janë në mënyrë përkatëse të vendosura ose zbatuara, për shkak të së cilës nuk është siguruar konfirmim i plotë i faturave për shërbime të kryera shëndetësore. Mosekzistimi i sistemit të vetëm të integruar për dhënie të shërbimeve, raporteve mjekësore dhe llogarive për shërbime të kryera shëndetësore, që janë bazë për përgatitje të faturave/raporteve mujore, shtohet në raport, krijon rrezik nga lëshime dhe gabime.

Fondet e veçuara për kompensim të kushtëzuar në vitin 2022, sipas raportit, arrijnë 1.721.002 mijë denarë për 24 institucione publike shëndetësore dhe të njejta shënojnë rritje të vazhdueshme.

"Realizimi i kompensimit të kushtëzuar në institucionet publike shëndetësore nuk monitorohet plotësisht nga Fondi dhe nuk janë kryer kontrolle financiare për shpenzimin e synuar të mjeteve, për blerjen dhe evidencën e barnave dhe për shërbimet e kryera shëndetësore për viti 2022. Situatat e konstatuara tregojnë për dobësi në planifikimin, zbatimin dhe kontrollin e kompensimit të kushtëzuar dhe ndikojnë në arritjen e qëllimeve për të cilat është miratuar kompensimi me kusht", thonë nga ESHS.

Në procedurën për udhëzim për mjekim jashtë vendit të personave të siguruar, shtojnë, ekzistojnë dobësi dhe parregullsi, me ç'rast nuk është siguruar mbrojtje adekuate juridike e kërkuesve dhe nuk është vendosur kontrollë dhe sistem i ndjekjess së sukses të mjekimit jashtë vendit.  

"Kërkesa për avanset e dhëna për trajtim jashtë vendit janë regjistruar jo të plota dhe nuk janë vendosur kontrollet e duhura për të konfirmuar faturat nga spitalet e huaja. Kjo situatë ka sjellë si pasojë padi nga një spital i huaj, për të cilat ka paqartësi për verdiktin final", theksojnë nga ESHR.

Ata gjithashtu shtojnë se auditimi vazhdimisht vë në dukje dobësitë në funksionimin e sistemit IT të Fondit për shkak të mungesës së një strategjie të IT-së, mungesës së stafit të IT-së dhe strukturës së vjetëruar të serverit, që në vitin 2023 rezultoi me një sulm kibernetik ndaj sistemit IT të Fondit. . Nga ana tjetër, “gjatë zbatimit të procedurave dhe zbatimit të kontratave për prokurimin publik të pajisjeve dhe shërbimeve për sistemin e IT-së, revizioni ka konstatuar parregullsi, përkatësisht disa nga kontratat nuk janë lidhur brenda afatit të përcaktuar me ligj dhe konkurrenca nuk është siguruar”. mb/

Foto. ESHR

QËNDRONI TË LIDHUR