• e diel, 22 dhjetor 2024

Erupsioni i ri i vullkanit indonezian Ibu ngriti një shtyllë hiri të lartë pesë kilometra

Erupsioni i ri i vullkanit indonezian Ibu ngriti një shtyllë hiri të lartë pesë kilometra

Xhakarta, 4 qershor 2024 (MIA) - Vullkani Ibu në ishullin Halmaher, në Indonezi, sot sërish eruptoi duke hedhur hi në një lartësi prej pesë kilometra, kumtoi Agjencia e Vullkanologjisë së Indonezisë.

Erupsioni i vullkanit ka zgjatur rreth dy minuta, ndërsa në radius prej shtatë kilometra nga krateri janë ndaluar të gjitha aktivitetet e popullsisë, citohet në kumtesë.

Vullkani Ibu në maj dhe në fillim të këtij muaji kishte seri të erupsioneve, që shkaktoi evakuimin e shtatë fshatrave të rrethinës.

Ibu është një nga vullkanet më aktive në Indonezi, ndërsa në vitin 2023 eruptoi më shumë se 21.000 herë.

Pas serisë së erupsioneve, autoritetet e Indonezisë më 16 maj e ngritën nivelin e alarmit për malin Ibu në nivelin më të lartë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR