Erik Baili kthehet në Viljareal
- Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, Erik Baili, u largua nga ekipi turk i Beshiktashit dhe kthehet në radhët e ekipit të ligës së parë spanjlloe, Viljareal, me të cilin nënshkroi kontratë deri në fund të sezonit.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:30, 31 dhjetor, 2023
Viljareal, 31 dhjetor 2023 (MIA) - Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, Erik Baili, u largua nga ekipi turk i Beshiktashit dhe kthehet në radhët e ekipit të ligës së parë spanjlloe, Viljareal, me të cilin nënshkroi kontratë deri në fund të sezonit.
Baili në Superligën turke luajti vetëm katër muaj, ndërsa kohë më parë krerët e Beshiktashit e mënjanuan nga ekipi i parë për shkak të paraqitjeve të dobëta.
Lojtari mbrojtës erdhi në Beshiktash nga Mançester junajted ku kaloi shtat sezone, prej vitit 2016 deri në vitin 2023, me aventurë të shkurtë në Marsej si lojtar i huazuar.
Baili 29-vjeçar tani kthehet në Viljareal, fanellën e të cilit e mbante gjatë viteve 2015 dhe 2016. ab/
Foto: Fejsbuk