• e hënë, 23 dhjetor 2024

Erdoganit i përkeqësohet gjendja gjatë një interviste parazgjedhore televizive

Erdoganit i përkeqësohet gjendja gjatë një interviste parazgjedhore televizive
 

Ankara, 26 prill 2023 (MIA) - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan mbrëmë e ndërpreu intervistën televizive drejtpërdrejtë pasi që gjatë bisedës ai i ësht[ë përkeqësuar gjendja.

Erdogan më pas u kthye dhe kërkoi falje, duke sqaruar se ka ndjerë një dhumbje të shkurtë në stomak.

Lideri turk (69) vetëm dje mbajti tre fjalime parazgjehdore në jehonën e fushatës për zgjehdjet parlamentare dhe presidenciale më 14 maj.

Mbrëmë ai duhej ta përfundonte ditën me intervistë drejtpërdrejtë për "Ulke TV" dhe "Kanal 7". Por, paraqitja e tij në televizion vonoi më shumë se 90 minuta, ndërsa më pas u shkurtuan dhjetë minuta të emisionit. Kamera u lëkund, ndërsa gazetari i cili e parashtroi pyetjen u ngrit nga uësja derisa i ndërpre transmetimi.

Prej prapa kamerës dëgjohet një zë i paidentifikuar se si ofshanë.

Presidenti Erdogan u kthye në studio 15 minuta më vonë dhe kërkoi falje dhe sqaroi se ishte ndjerë keq.

"Dje dhe sot ishin ditë të lodhshme. Më kaploi një virus stomaku. Në një moment pyeta veten nëse do të ishte e gabuar ta anulonim intervistën. por, premtuam. Kërkoj falje nga ju dhe nga publiku juaj", tha Erdogan.

Fytyra e tij dukej e lodhur, ndërsa sytë i ngushtoheshin derisa fliste, lajmërojnë mediumet turke.

Erdogan më pas u përjgigj në disa pyetje para se të poërfundonte biseda.

Ai dhe partia e tij dominuan në politikën turke në 20 vitet e fundit. Megjithatë, kjo fushatë zgjehdore paraqet vetëm një prej sfidave më të vështira gjatë undimit të tij shumëvjeçar. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR