• e shtunë, 23 nëntor 2024

Erdogani: Shpirti i KB-së në Gazë ka vdekur, Izraeli është një kërcënim për mbarë njerëzimin

Erdogani: Shpirti  i KB-së në Gazë ka vdekur, Izraeli është një kërcënim për mbarë njerëzimin

 Ankara, 29 maj 2024 (MIA)  - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogani deklaroi sot se "shpirti i Kombeve të Bashkuara në Gazë ka vdekur", ndërsa i bëri thirrje botës islame që të reagojë pas sulmeve izraelite në kampet e Rafahut ku strehohen palestinezët e zhvendosur.

"KB-ja nuk arrin ta mbrojnë as personelin e saj, as personelin humanitar. Pse jeni ende duke pritur për të vepruar? Shpirti  i Kombeve të Bashkuara në Gazë ka vdekur", u tha Erdogani përfaqësuesve të partisë së tij. 

 Bashkë me akuzat për dobësinë e institucionit ndërkombëtar, presidenti i vendit me shumicë myslimane me 85 milionë banorë ka thirrur edhe kolegët e tij nga bota islame.

"Dua t'ia drejtoj botës islame disa fjalë: Çfarë ende prisni për të marrë një vendim të përbashkët? Zoti do të na konsiderojë neve dhe juve për përgjegjës", tha ai, duke shtuar se "Izraeli nuk është vetëm një kërcënim për Gazën, por për të gjithë njerëzimin".

 "Asnjë vend nuk është i sigurt derisa Izraeli nuk e respekton ligjin ndërkombëtar dhe nuk kupton se ligji ndërkombëtar është një detyrim. Kjo vlen edhe për Turqinë", shtoi Erdogani.

 "Izraeli edhe ata që e mbështesin shpresojnë se ne do ta harrojmë këtë gjenocid, por ky gjenocid nuk do të harrohet, paralajmëroi presidenti turk, duke theksuar se "nuk do të harron vrasjet e foshnjave, fëmijëve, sulmet që synojnë spitalet, kishat dhe xhamitë nuk do të harrohen".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR