• e diel, 22 dhjetor 2024

Erdogani ju bën thirrje aktorëve me ndikim që t'i ulin tensionet midis izraelitëve dhe palestinezëve

Erdogani ju bën thirrje aktorëve me ndikim që t'i ulin tensionet midis izraelitëve dhe palestinezëve

Ankara, 12 tetor 2023 (MIA) - Turqia u bën thirrje aktorëve me ndikim në rajon që të ulin tensionet, deklaroi sot presidenti Rexhep Taip Erdogan, teksa komentoi tensionet midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, raporton Anadollu.

"Ne nuk duam që konfliktet të përhapen në rajonin tonë, në vend që të mbështesim verbërisht dikë, ne u bëjmë thirrje aktorëve me ndikim të ulin tensionet", tha Erdogani në Ankara, në tubimin "Fondacioni Rinor i Turqisë".

Si një komb që nuk ka devijuar nga drejtësia apo ndershmëria për shekuj, qëndrimi ynë ndaj konfliktit Izrael-Palestinë është gjithashtu në këtë drejtim, shtoi erdogani. Ai theksoi se, shtetet ndryshe ka organizatat, janë të detyruara të respektojnë ligjet e luftës dhe të drejtat e njeriut. "Ne shohim që kjo linjë po zhduket gradualisht", tha ai.

Udhëheqësi turk tha se ndërprerja e energjisë elektrike, ujit, karburantit dhe ushqimit për dy milionë njerëz në Gazë nuk është as humane dhe as nuk ka vend në ligjet e luftës.

Në lidhje me politikën e SHBA-së ndaj konfliktit Izrael-Palestinë, Erdogan pyeti: "A i ka hije një vendi si SHBA-ja të rivendosë paqen, apo t’i hedhë benzinë zjarrit?", transmeton Anadollu. fc/

Fotografia: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR