• e hënë, 23 dhjetor 2024

Erdogani zyrtarisht ka nisur fushatën për zgjedhjet presidenciale

Erdogani zyrtarisht ka nisur fushatën për zgjedhjet presidenciale

Ankara, 31 mars 2023 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, sot zyrtarisht e nisi fushatën zgjedhore presidenciale me një vizitë në jugun e vendit, i cili u dëmtua rëndë nga tërmeti i 6 shkurtit.

"Ne kemi ardhur për t'ju shërbyer, jo për të komanduar," i tha ai turmës në një kantier ndërtimi të hapur në provincën Gaziantep, pranë kufirit me Sirinë.

Gjashtë javë përpara zgjedhjeve të 14 majit, Erdogan bëri premtime për të rindërtuar dhe vizituar të mbijetuarit e tërmetit në të cilin e humbën jetën më shumë se 50.000 njerëz.

Komisioni zgjedhor këtë javë pranoi kandidaturën e tre kandidatëve që do të kundërshtojnë Erdoganin (69), ndërsa opozita shpreson në fitore.

Një sondazh nga instituti i kërkimit TAG tregon se 51.8 përqind e votuesve mbështesin presidentin e partisë kryesore opozitare CHP, Kemal Kiliçdaroglu dhe 42.6 përqind mbështesin Erdoganin.

Përveç Kiliçdaroglu, dy kandidatët e tjerë janë Muharem Inçea, kandidati i mundur në garën me Erdoganin në vitin 2018, si dhe ish-deputeti i ekstremit të djathtë Sinan Ogan.

Erdogan është në pushtet për 20 vjet. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR