• e hënë, 23 dhjetor 2024

Erdogan: Zgjedhjet për ne janë kthesë, kemi edhe katër vite për t'i përmirësuar gabimet

Erdogan: Zgjedhjet për ne janë kthesë, kemi edhe katër vite për t'i përmirësuar gabimet

Ankara, 1 prill 2024 (MIA) - Demokracia turke e dëshmoi pjekurinë e saj. Zgjedhjet e sotme për ne janë kthesë, e jo fund. Çdo votues fitoi, pa dallim nëse ka votuar për ne apo jo, deklaroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pas debaklit të AKP-së në zgjedhjet lokale në Turqi.

AKP e Erdoganit i ka humbur të gjitha qytetet më të mëdha në zgjedhjet, ku më shumë se 61 milionë votues në Turqi e kanë të drejtën e votës.

Ai deklaroi se nuk kanë pritur rezultate të tilla, por se në gjithçka ka një gjë të mirë.

"Do ta dëgjojmë vullnetin e popullit, si në të kaluarën. Populli i tha fjalët e fundit. Do të punojmë me kryetarët e komunave, të cilët fituan në zgjedhje. Do të vetkritikohemi. Kemi dështime", tha ai.

Presidenti turk shtoi se qeveria ka edhe katër vite për t'i përmirësuar gabimet e veta.

"Nuk kemi zgjidhje për katër vitet e fundit. Do t'i rindërtojmë rajonet e goditura nga tërmeti, do ta rikuperojmë ekonominë", tha Erdogan. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR