• e hënë, 23 dhjetor 2024

Erdogan: Presim më shumë nga aleatët në luftën kundër terrorizmit

Erdogan: Presim më shumë nga aleatët në luftën kundër terrorizmit

Ankara, 3 tetor 2023 (MIA) - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se pret hapa konkretë nga aleatët kur bëhet fjalë për mbështetjen ndaj Turqisë në luftën kundër terrorizmit, dy ditë pas bombardimit në Ankara.

"Duam të shohim miq konkretë, përveç mesazheve të dënimit. Ata duhet të dijnë se ato deklarata për dënim të terrorizmit nuk do të na shërojnë plagët", tha Erdogan.

Policia turke më herët sot njoftoi se ka arrestuar 982 persona në të gjithë vendin të dyshuar për lidhje me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Gjatë operacionit u sekuestruan më shumë se 840 armë.

Të delën dy sulmues kryen një sulm me bombë përpara ndërtesës së Ministrisë së Brendshme në Ankara, ku dy policë u plagosën lehtë. Një sulmues hodhi veten në erë dhe tjetri u vra nga policia, njoftuan më herët autoritetet lokale. Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi militant i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. qa/ab/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR